Dua Lipa me veshjen tradicionale indiane (FOTO)

By

Ka javë që Dua Lipa ka shkuar në pushime me të dashurin e saj, Isaac Carew.

Këngëtarja e njohur me origjinë kosovare, bashkë me të dashurin e saj kanë vizituar Rathambore, Jaipur, Jodhpur, Kerala dhe Goa.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet me veshje tradicionale të Indisë, njofton Klan Kosova.

Por pasi që Dua ishte turiste atje, ajo u ndihmua nga një grua për ta vendosur veshjen e tyre e cila ishte ndryshe nga Kosova.

“Në Tempullin Ganesh në Jaipur. Një zonjë jashtë tempullit më ndihmoi dhe më mësoi se si të veshja sarin tim para se të hyja. Ne u bashkuam me vendasit dhe morëm trajtime për zotat dhe njerëzit brenda”, ka shkruar Dua.

twitter

Artikuj të ngjashëm