“Artistja më e madhe shqiptare, të dua”: Reperi i famshëm Gashi i shpreh haptas dashurinë kësaj këngëtareje!

By

Sipas tij, ka vetëm një emër që është më i madhi ndër gjithë shqiptarët që së fundmi u bënë të njohur në botë.

Reperi i famshëm Gashi, e ka spikatur Dua Lipën në mesin e të gjithë emrave të njohur ndërkombëtarisht e që kanë prejardhje shqiptare.

Në profilin e tij në Instagram, ai e ka shkruar emrin e këngëtares Dua Lipa, ku ndër të tjerash thekson me shkronja të mëdha se nuk do të ketë asnjëherë yll më të madh në komunitetin shqiptar se ajo.

“Po e nis këtë postim për të thënë se nuk do të ketë asnjëherë ndonjë Yll më të madh në komunitetin shqiptar se Dua Lipa. Talent i vërtetë, një yll i vërtetë. Zëri i saj, pamja e saj dhe gjithçka tjetër rreth saj është klasike. Dua të të falënderoj që je një grua që inspiron mua ashtu siç bën nëna dhe motra ime. Të dua”, ka shkruar reperi.

https://www.instagram.com/p/BnRoy9pn50S/?taken-by=gashi

E edhe Dua e mahnitur nga fjalët e tij, i ka replikuar me koment Gashit, i cili nuk pati tjetër për të thënë pos të thurë vargje miradije për Lipën.

“Wow vëllai im! Faleminderit shumë. Faleminderit për mirësinë dhe atë që bën për të përfaqësuar komunitetin ton. Shqipe, le ta bëjmë këtë”, ka shkruar Dua. /Prive.al

Këtë vit, Gashi ishte në Kosovë ekskluzivisht për të performuar në koncertin e fondacionit Sunny Hill të krijuar nga Dua Lipa, ku u ngjit në të njëjtën skenë me këngëtaren. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm