Luana falënderon për urimet në mënyrë të veçantë (VIDEO)

By

Luana Vjollca dje festoi ditëlindjen e saj.

Prezantuesja/këngëtarja mori urime të shumta në Instagram, aty ku numëron më shumë 1.2 milion ndjekës.

Po atë ditë, Luana zbuloi një befasi për të gjithë ata që duan ta shohin atë sërish në ekran.

Prezantuesja bëri të ditur se do të nisë sërish një emision në Top Channel, në sezonin e ri, por nuk dha detaje mbi përmbajtjen.

Përveç kësaj, Luana publikoi fotografi nga seti i realizuar nga Endrit Mertiri për revistën ‘star people’.

Pas gjithë kësaj, këngëtarja publikoi një video të saj me anë të cilës shfrytëzoi rastin t’i falënderonte të gjithë për urimet që mori dje.

‘Une.. me e lumtura ne bote nga gjitheee urimet tuaja !!!’, ka shkruar ajo nën video.

Luana ka qenë shumë aktive këtë verë kur bëhet fjalë për muzikën.

Ajo erdhi me dy projekte të cilat e ndihmuan atë të jetë e pranishme në shumë koncerte gjatë muajve të nxehtë./Prive.al

View this post on Instagram

Une.. me e lumtura ne bote nga gjitheee urimet tuaja !!!

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Artikuj të ngjashëm