Zbulohet: Ja kush po e shoqëron Ledrin në pushime (FOTO)

By

Ledri Vula ka nisur të bëjë pak pushim.

Edhe pse jo të gjatë për shkak të koncerteve të cilat akoma s’kanë mbaruar, reperi ka vendosur t’ia kushtojë vetes pak ditë të lira.

Gjatë ditës së sotme, rep-artisti postoi fotografi nga bregdeti shqiptar duke bërë me dije se është i shoqëruar nga miqtë e tij, DJ Gramo F dhe njëri prej rojeve të tij të sigurisë.

Por, ata s’janë të vetmit që e kanë shoqëruar Ledrin.

Ai bëri një instastory ku shihej Lyrical Son, me të cilin sipas të gjitha gjasave është takuar atje, pasi ditë më parë, reperi postoi fotografi nga Saranda.

Ledri këtë vitka qenë më se aktiv me këngë të reja dhe koncerte të panumërta kudo ku ka shqiptarë.

Ai erdhi me disa bashkëpunime të cilat rezultuan shumë të suksesshme dhe prej të cilave reperi përfitoi shumë.

 

https://www.instagram.com/p/BnMJLZqAnwe/?taken-by=ledrivula

Artikuj të ngjashëm