I mituri që u bë i njohur në rrjete sociale, pjesë e klipit të Blunt dhe Real (VIDEO)

By

Blunt dhe Real, tash Shaolin Gang, dje publikuan projektin e tyre të ti që mbanë titullin ‘VVS’.

Pjesë e këtij klipi është një djalë i mitur i cili është bërë i njohur në rrjete sociale me emrin Vedat Topi, kjo për shkak se djaloshi në fjalë ka treguar simpatinë e tij ndaj Blunt dhe Real me anë të shumë videove në Instagram.

Ky projekt në youtube është lansuar si ‘Shaoling Gang ft Shallingi’ për shkak se Vedati këtë emër ia ka vënë vetes në shumë postime.

Blunt dhe Real kanë qenë në krye të mediave rozë muaj më parë për shkak të ofendimeve të tyre ndaj disa reperë shqiptarë.

Ata më shumë u ‘kapën’ me Gjikon, Ledrin dhe në përgjithësi grupit të RedBox Entertainmet.

Që atëherë, të dy s’kanë ndaluar duke bërë këngë të reja dhe klipe, si ‘diss’ ndaj atyre të cilët dyshja i kanë quajtur ‘mxhitorka’.

Megjithatë, reperët të cilët u ofenduan nga Blunt dhe Real kanë qëndruar më shumë të heshtur duke mos dhënë asnjë koment mbi ta.

Artikuj të ngjashëm