Rona Nishliu feston ditëlindjen

By

Këngëtarja Rona Nishliu, sot feston ditëlindjen.

Artistja mbushi 32 vjet.

Rona ka një karrierë të gjatë në muzikë dhe shumë suksese të cilat i numëron deri në këto vite.

Ajo ka qenë edhe pjesë  e Eurovizionit në vitin 2012 me këngën ‘Suus’ me të cilën arriti të ngjitej në finale duke u kualifikuar e gjashta nga votat e publikut.

Rona u konsiderua si fenomeni shqiptar në Eurovizion pasi që në natën finale ajo zuri vendin  e pestë, një rekord që gëzoi të gjithë publikun shqiptar.

Gëzuar ditëlindjen Rona!./Prive.al

Artikuj të ngjashëm