Jonida Shehu rikthehet në ekranin e Top Channel pas eksperiencës saj me emisionin e pasdites, nga i cili u largua në mes të sezonit për disa konflikte të brendshme. Pas eksperiencës saj me emisionin “Pasdite në Top Channel”, Jonida ka vendosur që t`i rikthehet dashurisë së vjetër.
“Natën vonë” ishte emisioni në të cilin Jonida ishte dhe autore dhe moderatore në ekranin e Ora News, prandaj dhe në intervista të ndryshme është shprehur gjithmonë se ky është një nga emisionet e preferuara të saj.
Burime për Politiko bëjnë me dije se Jonidën do e shohim sërish me “Natën vonë” në Top Channel në sezonin e ri, çdo të hënë.