Detaji që u ra në sy të gjithëve! Çfarë simbolizon kondomi në klipin e ri të Roza Latit?

By

Një javë më parë, Roza Lati lansoi projektin e saj të radhës që përfshinte një klip dhe fotosesion.

Moderatorja dhe autorja e emisioneve, Roza u shfaq si një sirenë, ambienti i së cilës është ndotur krejtësisht nga dora e njeriut.

“Sirena e epokës moderne që bashkëjeton me ndotjen dhe mbeturinat e deteve dhe eqeaneve të shekullit të 21-të. Me këtë projekt dua të ngre zërin për situatën alarmante në të cilën ndodhet planeti ynë. Dhe gjithashtu të jetë në gjendje të rrisë ndërgjegjësimin. Shpresoj se ju pëlqen. Shpresoj të reflektoni”, shkroi ajo.

Një tjetër detaj që shikuesit kanë vërejtur në mesin e shumë ndotësve është një kondom. Por, ky element është vënë më qëllim dhe ka një simbol pas kësaj.

E ftuar në ‘Rudina’, në TVKlan, Lati tha se ajo ka përdorur sirenën si simbolin e natyrës, të rrethuar nga mbeturina, për t’i treguar atë që njerëzit po i bëjnë natyrës.

Për kondomin, Roza Lati tha se është një mënyrë për të treguar se njeriu po e përdhunon natyrën.

“Bishti i cigares, grackat gjithandej, elementët e detit dhe kondom. Kondomi aty është sepse njeriu po e përdhunon natyrën. E vetmja gjë që nuk ishte ideja ime aty ishte kondomi, ma tha dikush tjetër,”- tha Lati.

Kujtojmë që Roza ishte e ftuar në Prive ku në një intervistë si asnjëherë më parë na zbuloi shumë gjëra nga jeta e saj personale dhe profesionale. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm