Pse Demi Lovato e la në gjysmë rehabilitimin?

By

Demi Lovato e la në gjysmë rehabilitimin e saj të enjten dhe fluturoi drejt Çikagos, por sipas TMZ , udhëtimi është organizuar nga mjekët dhe është projektuar për ta bërë atë më të matur dhe të shëndetshme.

Burimet thonë se Demi dhe nëna e saj udhëtuan në Çikago me avion privat në orën 2 të premten. Atje shkoi për ta vizituar një psikiatër të specializuar për shëndetin e saj mendor, mirësjelljen dhe mirëqenien e përgjithshme, transmeton Klan Kosova.

Sipas burimeve, ajo do të qëndrojë atje për disa ditë dhe pastaj do të kthehet në rehabilitim kur ka qenë prej të shtunës së kaluar.

Burimet tona thonë se struktura e rehabilitimit rekomandoi që Demi të shihte specialistin në Çikago.

Artikuj të ngjashëm