Fillerët po dalin nga moda pasi femrat po preferojnë pamjen më natyrale

By

Mbushësit kozmetikë po dalin nga moda pasi gratë preferojnë pamjen më natyrale, thonë ekspertët – dhe gjithashtu po kanë frikë nga gabimet e estetistëve.

Mjekët estetikë besojnë se buzët dhe faqet e fryra kanë pasur ditën e tyre, dhe nuk po preferohen më.

Ata thonë se procedurat më të avancuara që e bëjnë lëkurën të duket më e re po marrin hov derisa trendet po ndryshojnë.

Njerëzit po bëhen gjithashtu më të vetëdijshëm për rreziqet e trajtimit nga praktikuesit mashtrues, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Mjeku, Ed Robinson, i cili punon nga klinika private në Cheshire, tha: “Më pak nga klientët e mi po kërkojnë mbushës dhe pres që shifrat të vazhdojnë të bien vitin e ardhshëm. Do të ketë rritje në trajtimet e reja që përmirësojnë cilësinë e lëkurës në vend që të ndryshojnë formën e një fytyre”.

Artikuj të ngjashëm