Njëri prej artistëve më të njohur në shqiptari, u nderua sot me mirënjohje nga Tetova.
Ka qenë vetë Ledri që zbuloi lajmin përmes një posti në Instagram, me anë të cilit edhe e falënderoi kryetaren e kësaj komune e cila ia dha çmimin.
‘Faleminderit per mirenjohjen dhe mikepritjen kryetares se Tetoves Teuta Arifi. Faleminderit per cdo gje qe shqiptaret e Maqedonise kane bere per ne. Faleminderit’, ka shkruar reperi nën imazhin në të cilin mori mijëra pëlqime.
Ledri do të performojë sonte në sheshin kryesor të Tetovës i cili është organizuar nga kjo komunë dhe është falas./Prive.al
https://www.instagram.com/p/Bl8N_jKgiBi/?taken-by=ledrivula