Koncert gjigant në Tiranë për 30 vjetorin e Elita 5

By

Po bëhen 30 vjet që kur u krijua rock grupi Elita 5.

Për ta festuar këtë ditë, grupi ka vendosur të mbajë një koncert madhështor në Tiranë ku edhe atë ditë do të lëshojnë albumin me titull ‘Tornado’ për nder të 30 vjetorit të karrierës së tyre.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Eion Veliaj, i cili postoi një video në Instagram duke dhënë edhe detajet rreth koncerit.

‘Tornadooooo në Tiranë! ????? Elita 5 feston 30 vjetorin e krijimit dhe albumin e ri TORNADO… ku tjetër? Tek Amfiteatri i Liqenit në 7 Shtator’, ka shkruar Veliaj./Prive.al

Artikuj të ngjashëm