Arsye për festë, kaq miliona njerëz në botë e ndjekin Dua Lipën

By

Suksesi i figurave publike në këtë epokë, matet edhe me klikimet në Youtube e me numrin e njerëzve që i ndjekin ata në rrjete sociale.

E shpesh, sa herë numri i tyre shtohet, kjo është një arsye për festë sidomos në komunitetin e artistëve.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Dua Lipa, ka arritur të marrë aq shumë ndjekës, sa numri i njerëzve që e përcjellin këngëtaren ka arritur deri në 15-të milionë.

Gëzimin për këtë, e ka shprehur edhe vet Dua në profilin e saj në Instagram, ku shkruan se është shumë e entuziazmuar dhe shfaqet duke pirë verë me shishe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm