Edhe një imazh që e konfirmon shtatzëninë e Loredanës (FOTO)

By

Prive muaj më parë, dha lajmin se Loredana Zefi, e dashura e reperit të famshëm Mozzik, po pret fëmijën e parë të çiftit.

Ndonëse burime pranë dyshes e konfirmuan pritjen e ëmbël, as reperi e as Loredana nuk dhanë asnjë koment.

Ata për momentin po jetojnë në Zvicër, e krahas krijimit të familjes Zefi ka nisur edhe karrierën pasi ka ditë që ka lansuar këngën e parë.

Dyshja nuk janë ekspozuar shumë në rrjete sociale me Loredanën që edhe në ato raste të rralla fshihte fizikun e saj.

Por është një video e Mozzik e postuar në Instagram, ajo që e shfaqë këngëtaren më në peshë e nën fustanin e saj të zi, shihet paksa barku i rrumbullakosur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm