Para një muaji ishin me pushime në një vend Afrikan, të cilin as njëri e as tjetri s’e kishin vizituar më parë.
Këngëtari Blerim Muharremi dhe e fejuara e tij, Afrona Dika, pasi u kthyen nga këto pushime përrallore patën një krizë në çift!
Ishte Afrona ajo që i largoi të gjitha fotografitë me Bleron dhe e largoi nga Instagrami, për të shkruar më pas një mesazh ku thoshte se në këtë jetë, s’i duhet askush.
Por nuk shkoi shumë e çifti u pajtuan dhe fotografitë e përbashkëta u rikthyen.
E Blero këtë të shtune në intervistë për Prive, thotë se ajo që shpesh e pengon harmoninë e çiftit është distanca dhe se kjo është arsyeja pse ata nganjëherë grinden, e Afrona është tip i ngutshëm dhe e shpreh përmes rrjeteve sociale.
Ndiqeni të plotë intervistën e Bleros!