Modelja me famë botërore, Bella Hadid iu është përgjigjur të gjitha thashethemeve që kanë qarkulluar se ajo është në lidhje me Drake.
Së fundmi, ka pasur raportime se dyshja janë në lidhje pasi që janë parë nën shoqërinë e njëri tjetrit e menjëherë kanë nisur thashetheme se ata të dy mund të jenë një çift.
Bella Hadid, i është përgjigjur një komentuesi në Twitter i cili e kishte vënë në pikëpyetje nëse dyshja janë në lidhje!
“Ndoshta janë në lidhje, të paktën me kë s’ka shkuar ai”, ka shkruar dikush në Twitter, duke iu referuar kësaj lidhjeje.
Dhe Bella i ka shkruar komentuesit në fjalë!
“Jo unë. Kjo është e pa respekt. Pse njerëzit s’mund të jenë vetëm miq?”, ka thënë ajo, në komentin e vet, duke e vulosur se ajo e Drake, nuk janë çift. /Prive.al
Not me!!!??♀️that’s disrespectful. WHY CANT PPL BE FRIENDS W/o all the insinuation ????
— Bella Hadid (@bellahadid) June 29, 2018