Dje u publikua bashkëpunimi i tretë mes Majk e Ghetto Geasy.
Kënga ‘Paris Milano’ erdhi e shoqëruar me videoklip të realizuar nga Imagine, muzikë nga Rzon e Alandy e me tekst të shkruar nga të dy artistët.
Ky projekt veror veç ka nisur të pëlqehet e këtë fakt e dëshmojnë edhe klikimet që janë mbi 500 mijë deri më tani dhe pëlqimet në po të njëjtin kanal, youtube.
Por, përveç ritmeve e tekstit, ajo që ka rënë në sy, është veshja e Majk e Getit, të cilat dolën të jenë shumë të shtrenjta.
Mantel banjo që Majk e ka të veshur në klip e markës Versace kushton hiç më pak se 2885 euro, e kombinuar me sandale me çmim 220 euro.
Ndërka, Getoari – kostumin që e pati të veshur të kombinuar me një kapelë të zezë, kushton hiç më pak se 985 euro./Prive.al
https://www.instagram.com/p/Bkf9do3jf5L/?taken-by=whattheywearin
https://www.instagram.com/p/BkgACyjD8RW/?taken-by=whattheywearin