I ftuar në emisionin Zonë e Lirë te Arian Çani, Blerim Muharremi ka thënë diçka të cilën deri më atëherë s’e kishte treguar.
I pyetur në detaje për familjen e tij, Blero nuk ka hezituar të japë përgjigje të sinqerta edhe lidhur me ish gruan e tij, aktoren Teuta Krasniqi dhe të fejuarën aktuale, modelen Afrona Dika.
Ai ka treguar se ato të dyja kanë një raport të mirë, e madje edhe janë takuar bashkë.
“Ato edhe kanë treguar bashkë, sa për t’i bërë respektin njëra tjetrës”, ka thënë Blero. /Prive.al