Pas largimit nga On Records, ai korri sukses të jashtëzakonshëm me këngën e re, të cilën e solli me klip.
Reperi Mozzik, ishte njëri ndër rekordmenët e kohëve të fundit, duke marrë më shumë se 2 milionë klikime me këngën e tij Madam”, me të cilën arriti të pëlqehet shumë nga publiku.
Mirëpo, kënga e tij nuk ekziston më në Youtube. Në mënyrë misterioze ajo është fshirë nga kanali më i madh i videove në botë dhe më nuk figuron në mesin e videove të tjera të kompanisë “2 euro Gang”. /Prive.al