Mbresa, banorja më e re e BBVKS

By

Surprizat e “Vëllait të Madh” sonte duket të kenë qenë të shumta në numër.

Kësisoj, në spektaklin Prime të kësaj të hëne, shtëpisë së Big Brother VIP Kosova iu shtua edhe një banore e re.

Bëhet fjalë për këngëtaren, Mbresa Hajrullahu, e cila është banorja më e re që iu bashkua kastit VIP së Big Brother Kosova.

“Unë jam Mbresa, një çikë e re 24-vjeçare, me pasion dhe dashuri të madhe për jetën dhe muzikën. Mendoj se jam e sinqertë, ‘funny’ dhe perfeksioniste. Frika ime më e madhe do të jetë, Olti Curri”, ka thënë ajo mes tjerash në video klipin prezantues.

Artikuj të ngjashëm