Albumi i Elina Dunit ndër më të mirët sipas ‘The Telegraph’

By

Punoi shumë në realizimin e albumit të saj të dytë. Por mundi po i shpaguhet me suksese të njëpasnjëshme Elina Dunit.

Përpos që pasoi me koncerte të shumta gjithandej në Europë, tani albumi “Dallëndyshe” po zë vend edhe në rangime botërore të albumeve më të mira të jazz-it për vitin 2015.

Redaktori i kulturës në prestigjiozen britanike ‘The Telegraph’ Ivan Hewett në përshkrimin për albumin “Dallëndyshe” thotë se “vokalistja shqiptaro-zvicerane, Elina Duni, përçon një ndjeshmëri të mrekullueshme në mënyrën si këndon”.

Theksi vihet tek fakti se këngët në gjuhën shqipe paraqesin diçka të ndërmjetmë mes folkut dhe jazzit pasi Elina ka mbledhur material nga Shqipëria.

Ndryshe, pak ditë më parë nga Les Inrocks në Francë, “Dallëndyshe” hyri në dhjetë albumet që i kontribojnë një Europe më të mirë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm