Siluetë thuajse e përkryer. Me linja fantastike, fit e edhe elegante, Rita Ora mori vëmendje me një imazh që e publikoi të martën mbrëma në Instagram.
Këngëtarja po dukej për mrekulli në një cep të një plazhi në Nicë të Francës, e veshur në një palë bikine me vija horizontale bardh e zi. Shumë klasike.
Por gjithçka po dukej e përkryer derisa të shkon syri te abdomeni i Ritës. Nga poza që ka marrë, këngëtarja e ka deformuar tërësisht pjesën e sipërme të këmbës së saj, duke e bërë të duket si jo normale.
Këtë gjë e kanë vërejtur edhe ndjekësit e saj, që vazhdimisht kanë pyetur se çfarë i ka ndodhur me këmbën?
Megjithatë, kjo s’duket të jetë nga ato ndërhyrjet epike me photoshop ku shtrembërohen gjymtyrët me ndërhyrjet e zakonshme për t’i formuar pjesët e trupit. /Prive.al