Pritja po merr fund!
Projekti i dytë ndërkombëtar i Elvana Gjatës në bashkëpunim me TyDollaSign, i paralajmëruar qysh në verën e kaluar është gati!
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi ku është shprehur se kënga do jetë në gjithë platformat, nesër në mesditë (me gjasë sipas kohës lokale shqiptare).
Kënga sjell një ritëm të viteve 90 edhe në videoklip teksa për secilin detaj është menduar nga emra BIG, nga PooBear e deri tek stafi që ka xhiruar videoklipin.
Një investim i madh duket të jetë ky në projektin që mbetet të shihet se sa do arrijë të ‘çajë’ në ujërat ndërkombëtarë. /Prive.al