Format e saj trupore dhe pesha, kishin qenë arsyeja që kohë më parë ajo kishte replikuar me komentuesit e saj në llogarinë e Instagramit.
Por kjo “sagë” s’do gjejë përfundim, ngase sërish pamja e këngëtares Ronela Hajati është bërë arsye e debateve virtuale në hapësirat e komentimin.
Në imazhet e fundit që ka ndarë me publikun, ku ajo prezanton dukjen e saj në klipin e ri, Ronela paraqitet si tribale, me një pamje interesante e kostumi përfshinë edhe një palë brirë në kokë.
Por, kjo dikujt-dikujt i ka asocuar me pamjen mitike të djallit.
“Lutju dreqit për pak famë”, ka qenë njëri ndër komentet në adresë të Ronelës, koment së cilës ajo nuk hezitoi aspak t’i përgjigjej. /Prive.al