Emri i saj u lakua fort kur Rita Ora erdhi në Kosovë për të kënduar në koncertin e 10-të vjetorit të pavarësisë e për Dua Lipën u tha se s’kishte pranuar.
Madje në opinionin publik qarkullojnë mendime se ajo as nuk po e përmendë prejardhjen e saj kosovare në intervista.
Por Dua Lipa në mesin e 8-të milionë ndjekësve që ka në Instagram, ka shkruar për librin e gjyshit të saj Seit Lipës , “Kosova në periudhën e rindërtimit”, duke thënë se gjithnjë u tregon të gjithëve për prejardhjen e saj dhe se historia ynë është interesante.
“Gjyshi im Seit Lipa ishte kryetari i Institutit Historik të Kosovë në mes viteve 1990-1995. Gjithnjë dua që ta tregoj historinë tonë dhe prej nga jemi dhe provoj t’iu tregoj njerëzve ngado që shkoj dhe në çdo intervistë se jam nga Kosova. Kemi një histori interesante për të cilën mësoj çdo herë e ngapak. Është shkruar një artikull për unin e gjyshit tim dhe kjo më bëri që ta ndaj këtë moment të vogël me të gjithë ju”, ka shkruar Dua në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al