Dy shoqet takohen: Tuna dhe Dafina Zeqiri bashkë në New York (FOTO)

By

Dy këngëtare dhe dy mike shumë të mira. Edhepse një kohë nuk folën me njëra tjetrën, ato e kanë rikuperuar miqësinë dhe tani janë të pandashme në rrjete sociale, duke komentuar e pëlqyer fotografitë e njëra tjetrës, ngase për momentin jetojnë në vende të ndryshme.

Tuna Sejdiu dhe Dafina Zeqiri, nuk i kanë të pakta aktivitetet në llogaritë e tyre në instagram, dedikuar shoqja-shoqes.

Krejt kjo lidhje e tyre u vërejt se është rikthyer në raportin e mëherme, pasi Dafina e uroi Tunën për lindjen e Tianit e vazhdonte t’i dërgonte “zemra” në komente, duke i shprehur publikisht dashurinë prej mikeje.

Dafina u kthye nga Suedia ku qëndroi për ca ditë pushimesh, ndërsa Tuna po rri në Shtetet e Bashkuara bashkë me familjen e saj, dhe New York ka qenë vendi  takimit për dy këngëtaret.

Tuna në këtë fotografi ka flokët të rregulluara në stilin “summer braids” dhe duket shumë më ndryshe se zakonisht, ndërsa përshkrimi i Dafinës është epik.

“Nuk mund të ulesh me ne”, është fraza e famshme e filmit të njohur të të Lindsay Lohan, “Mean Girls”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm