Dafina në klip të ‘dostit’ French Montana

By

French Montana ka publikuar këngë dhe videoklip të ri, pjesë e të cilit është edhe mikja e tij, këngëtarja Dafina Zeqiri.

Ajo shfaqet disa sekonda në këtë projekt, e veshur me rroba ndryshe, duke iu përshtatur temës së gjithë videoklipit.

“Faleminderit që më lejove të jem pjesë e këtij projekti të bukur dashuri”, shkroi ajo në Instagram, duke iu falënderuar këngëtarit të famshëm për mundësinë e dhënë.

Kënga quhet “Famous” dhe tashmë ka filluar të grumbullojë klikimet e para.

Kujtojmë që Montana ishte po ashtu pjesë e videoklipit të Dafinës, si i ftuar special në këngën e saj “Four Seasons”. /prive.Al

Artikuj të ngjashëm