Miliona klikime e koncertet llogariten e përfliten tek artistët e muzikës moderne, por janë ata të popullores që nuk e kanë asnjëherë pushim e janë ndër më të dëgjuarit në platformat online.
Rasti i njëjtë është edhe me Remzie Osmanin, e cila ka publikuar në fund të dhjetorit projektin ‘Po martohemi’.
Kjo baladë aktualisht është tejet e dëgjuar e i është afruar shifrës prej 1 milion shikimesh në YouTube.
I gjithë produksioni si audio e po ashtu edhe video janë të realizuara në Shqipëri./Prive.al