Jo vetëm klip të ri nga Dua: Ky është projekti më i madh i 2018-s për artisten!

By

Pas dy dite do të publikohet videoklipi më i ri nga Dua Lipa që mban titullin ‘IDGAF’ e veçse ka filluar të shtohet kurioziteti pasiqë është projekti i parë pas super suksesit me ‘New Rules’.

Mirëpo përpos këtij projekti që publikohet me 12 janar, MTV ka zbuluar se Dua Lipa po punon në diçka akoma më të madhe.

Është fjala për një album për të cilin Dua është duke i kushtuar shumë rëndësi edhe në njerëzit që po bashkëpunon.

Një ndër ta është zbuluar  dhe bëhet fjalë për MNEK, emri që fshihet pas shumë hiteve, një ndër to ‘Never Forget You’ me Zara Larsson. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm