Si pothuajse asnjë vit tjetër, në 2017-tën fokusi ka qenë i drejtuar në masë të madhe tek Eni Koçi.
Këngëtarja numëroi një vit të suksesshëm në karrierë me projekte që korrën sukses teksa anash nuk u la as jeta private me lidhjen e shumëpërfolur me Genc Prelvukajn.
Por, nëse menduat se Eni e ka përmbyllur vitin me këngën në duet me Gencin, gabuat.
Këngëtarja përmes rrjeteve sociale ka paralëjmuar projektin e ri surprizë.
‘A jeni gati për projektin e ri. Shhhh. Është surprizë! Po vjen shumë shpejt’ – ka deklaruar Koçi në postimin e bërë.
Për çfarë mund ta ketë pasur vallë kur përmend surprizë?! /Prive.al