Emërohet komiteti për përzgjedhjen e filmit të Kosovës për Oscars

By

Është emëruar komiteti për përzgjedhjen e filmit të Kosovës për edicionin e 96-të të festivalit më prestigjioz në botë të filmit, Oscars.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës në Facebook.

Komiteti i emëruar përbëhet nga: Veton Nurkollari, Kaltrina Krasniqi, Sevdije Kastrati, Doruntina Basha, Fatmir Spahiu, Kushtrim Hoxha dhe Yllka Brada.

QKK-ja kishte hapur thirrjen në muajin korrik të këtij viti për propozime të filmave në kategorinë “film ndërkombëtar-gjuhë e huaj”, i cili mund ta përfaqësojë Kosovën këtë vit në Oscars.

“Komiteti selektues i lartcekur do të bëjë përzgjedhjen e filmit që do të dërgohet si propozim i cili mund ta përfaqësojë Kosovën në Akademinë Oscars”, thuhet në njoftimin e QKK-së, raporton Klankosova.tv

Ceremonia e 96-të e Oscars do të mbahet me 10 mars në 2024.

Artikuj të ngjashëm