Samanta një kampione festivalesh: Këtë herë merr pjesë në Kënga Magjike

By

Këngat e saj me klipe janë shndrruar gjithmonë në hite e kanë regjistruar miliona klikime në YouTube, e sukses ka shijuar edhe kur është ngjitur në skena festivalesh për të kënduar Live.

Hera e fundit që Samanta Karavella u paraqit në një festival kënge ishte Top Fest, me një krijim nga Kledi Bahiti.

“Loti i fundit” jo vetëm që u kthye në refren të asaj kohe dhe mbeti një këngë e pavdekshme por edhe i dhuroi titullin e kampiones së atij edicioni, Samantës.

Të njëjtën eksperiencë, duket se Karavella do ta shijoj sërish por këtë herë në ‘Kënga Magjike’. ‘Humbur’ është kënga me të cilën artistja do të paraqitet në festival këtë të diel, e krijuar po ashtu nga Kledi Bahiti.

Edhe pse ka shumë emra të njohur që konkurojnë këtë vit, Samanta akoma pa e publikuar këngën po përmendet si një ndër favoritet./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm