Se koha po kalon shpejt, një provë e rradhës është pa dyshim martesa e Albatritit dhe Egzonës.
Një event shumë i komentuar që duket sikur të ketë ndodhur dje, i ka mbushur plot një vit!
Sic nuk bëjnë shumë meshkuj, ka qenë Albatriti kësaj rradhe që është treguar shumë i kujdesshëm duke i uruar personit të zemrës përvjetorin e parë të martesës me një foto të çiftit nga mbrëmë pikërisht në një dasëm në hotelin ku kurorëzuan dashurinë në 2016-tën.
Të veshur zi, Egzona dhe Albatriti definitivisht kanë shkëlqyer në fotografinë e ndarë me ndjekësit në rrjete sociale e cila ka grumbulluar shumë pëlqime.
Kujtojmë që si fryt i dashurisë së dyshes, ata u bekuan së fundmi edhe me vajzën Amelia që i ka dhënë një tjetër dimension jetës familjare tek Muqiqët. /prive.al/