Është i vetmi reper nga lugina e Preshevës, i famshëm në trojet shqiptare dhe gjatë kësaj kohe sa është marrë me muzikë, tekstet e tija shpesh e kanë pasur për tematikë kombin.
Reperi Gold AG, tani do të sjellë për fansat e tij një këngë, e cila do i kushtohet Medvegjës, vendit prej nga ai vjen.
Këtë lajmërim e ka bërë reperi përmes profilit të tij në Instagram.
Aty thuhet se kënga do të lansohet publikisht, me 10-të nëntor, pra kanë mbetur vetëm edhe dy ditë nga data e përcaktuar. /Prive.al