Është dizenjatori më i famshëm e më i kërkuar nga shqiptarët gjithandej. Sfilatat e tij asnjëherë nuk kanë kaluar në heshtje pasi gjithmonë ka goditur në shenjë me idetë creative.
E mesa duket tashmë do të kemi kreacione të reja nga Valdrin Sahiti i cili përmes llogarisë së tij në Instagram ka paralajmëruar se një koleksion i ri do të vij së shpejti.
Video me disa nga detajet e këtij impenjimi nis me shkrimin “15 vjet modë” e padyshim që VS është brandi që ka thyer edhe shumë tabu në veshje.
Mbetet të shihet se çfarë risish do të kemi në këtë koleksion./Prive.al