Ajo jeton e zhytur në luks, në mes gjërash që mbajnë të mbishkruar emrin e markave më të njohura botërore, ka harxhuar mbi 20 mijë euro vetëm në veshjet e kripit të saj të fundit dhe çdo muaj e ke në Stamboll me qeset e firmave të njohura në dorë.
Adelina Tahiri, po që njihet për ekstravagancë, por jo vetëm në veshjet e veturat.
Nëse keni menduar që aty kufizohet ajo, e keni pasur gabim, ngase nuk i keni parë çezmën e re të ujit këngëtares.
Çezmja e saj, është tejet e veçantë. Ka një kokë shqiponje të praruar në ar dhe Adelina ndjehet mjaft krenare që posedon diçka si kjo, ngase e ka publikuar në Instagram fotografinë e çezmës së re që ka blerë. /Prive.al