Mund të thuhet pa asnjë dyshim që është njëri ndër qytetet më të bukura të Europës. Budapesti, kryeqyteti i Hungarisë, të ofron atraktivitet, dinamikë dhe shumë histori, e të mos flasim për ushqimet fantastike që hungarezët dinë të përgatisin.
Dhe fundjava e Leonora Jakupit, është kaluar me plot shije në Budapest.
Përderisa gjysma e estradës kishin shkuar në dasmën e Labinot Gashit në Pejë, Leonora po shijonte ditët me diell të këtij tetori, në zemër të Europës.
Nga imazhet që ka publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja shihet e shoqëruar nga nëna e saj dhe mbesa. /Prive.al