Ai është ndër presidentët amerikanë më të urryer të të gjitha kohërave. Gjuha e tij shpesh raciste, ka bërë që amerikanët të mos e pëlqejnë edhe aq shumë presidentin e 45-të të shtetit të tyre.
Donald Trump, mori mandatin 4 vjeçar në Shtëpinë e Bardhë në Nëntor të viti të kaluar, mes premtimeve se do e ndërtojë edhe një mur në mes SHBA-së e Meksikës, për t’i ndaluar emigrantët ilegalë të hyjnë në tokën e tij.
Por është reperi i famshëm Amerikan, Eminem, ndër të parët që i kanë kushtuar atij ca rreshta pikantë në një këngë “hip-hop”.
Ai ka kënduar një këngë të stilit “free style”, në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve BET Awards, duke e quajtur Trumpin një gjysh racist dhe mos-respektues të ushtrisë.
Kolegët e tij, yje të muzikës rap si Snoop Dog e T Pain. Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që reperi e kritikon Presidentin, megjithatë, është hera e parë që i kushton një këngë e cila sa është kreative, është po aq edhe kritikuese ndaj tij. /Prive.al