Rene merr një dhuratë gjigante nga Roberti  (FOTO)

By

Ahh këto dhuratat, janë të bukura edhe për ne e lëre më për fëmijët.

Ndër ndjenjat më të bukura që mund të provosh, është kur befasohesh me një kuti të mbështjellë me diçka që të dedikohet ty.

Nisur nga ky parim edhe Roberti e ka befasuar të bijën e tij Rene, me një arushë të përmasave gjigante, më e madhe se vet Rene.

Ai ka publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi, në të cilën paraqet të bijën e tij me një arush të tipit “Teddy Bear”, në ngjyrë të bardhë.

Nga shprehja e fytyrës Rene duket të jetë lumturuar shumë nga kjo dhuratë që ka marrë.

Ndërsa përshkrimi i Robertit është epik. Duke iu referuar një videoje e cila u bë virale, ku një grua bashkëbisedon me dy vogëlushë në një theks të çuditshëm, ai ka shkruar:

“Rene Kush ta ka fry arueshën?”… (Këtu mund ta shihni videon në fjalë)! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm