Labi deputet por mbrëmjet muzikore…

By

Është tashmë edhe zyrtarisht deputet në legjislaturën e re të Kuvendit.

Këngëtari Labinot Tahiri me mbi 15.000 vota anë e mbanë vendit la prapa shumë figura të njohura politike me debutimin e tij.

E natyrisht, ai kishte premtuar se me të marrë përgjegjësi të tilla, ai do hiqte dorë komplet nga muzika.

Por të paktën, tani për tani, Labi nuk po mundet të shkëputet tërësisht nga profesioni që e ushtroi për mbi një dekadë e gjysmë.

Ai edhe këtë verë ka të caktuara data me mbrëmje muzikore. E rradhës është të premten në Prizren ku bashkë me Genta Ismajlin do jetë për të performuar në një prej klubeve më të njohura të qytetit.

Të jetë Labi duke pritur çertifikimin e zgjedhjeve për të hequr dorë plotësisht apo këtë mendon ta bëj gradualisht?! /prive.al/

Artikuj të ngjashëm