Motrat Ismaili janë bërë sërish bashkë!
Pas një kohe disa mujore prej vizitës së Zanfinës në Zvicër, ditën e sotme, Adelina dhe Zanfina kanë bërë një paraqitje të përbashkët në rrjete sociale përmes një imazhi të ndarë me ndjekësit.
Në të, vëmendje i jepet edhe rolit të Zanfinës si teze, status të cilin këngëtarja po e shijon shumë.
‘Nëse mami thotë jo, tezja thotë po! Të dua princesha ime perfekte’ – deklaron diva Ismaili në postimin e bërë.
Ndryshe, Adelina ka kohë që nuk është shumë aktive në rrjete sociale dhe njëherësh, ky përbën postimin e parë pas gati dy muajsh. /prive.al/