Shyhrete Behluli befason të gjithë me fotografitë e fundit (FOTO)

By

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, muzikën e nisi shumw vite më parë duke arritur të krijojë kështu një bagazh mjaft të madh prapa vetes.

Përkundër viteve ajo që nuk po ndryshon është stili i muzikës të cilin ajo e kultivon qysh në hapat e parë të karrierës.

Shumëkush mund ta mbajë mend se si dukej këngëtarja në fillimet e saja në këtë profesion por gjeneratat e reja nuk e kanë këtë ‘luks’.

E si për t’ia dhënë një pasqyrë të këtij aspekti ka menduar vetë Shyhretja e cila përmes disa fotografive është rikthyer vite prapa.

Në njërën prej fotove ajo shihet edhe pranë bashkëshortit, Lulit, të cilin përpos ‘shok’ të jetës e ka patur edhe krah të djathtë gjatë gjithë karrierës së saj. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm