Përveç Shkëlzen Jetishit, ja kush tjetër i këndoi në dasmë Getit (FOTO)

By

Zgjodhi të bënte një dasmë tejet tradicionale, me muzikë të vjetër qytetare e valle.

I famshmi Shkëlzen Jetishi ia dha që në fillim këngës për festën e kurorëzimit të reperit Getoar Selimi dhe moderatores Marina Vjollca.

Përderisa të ftuarit po celebronin këtë bashkim të çiftit që u bë në Gjirin e Lalëzit në afërsi të Durrësit, këngës ia dha edhe Ramadan Krasniqi.

Në këtë dasmë që u mbajt në mes të plazhit e me rërë ndër këmbë, me mikrofon në dorë u pa edhe Ermal Fejzullahu, i cili ishte i ftuar aty me bashkëshorten e tij Arianën.

Dasma e dyshes së famshme shqiptare, ishte më e thjeshtë sa sa do ishte menduar nga publiku që përcjellë shoubizin. Ata u martuan në një tendë të dekoruar me shije, e nën dritën e hënës.

Ndërsa këtij ambienti të lezetshëm festiv, iu shtua një shpërthim fishekzjarresh që ua bëri atyre të dyve mbrëmjen edhe më romantike. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm