Ai ishte një emër që nisi hapat e repit në Kosovë. Shumë prej nesh, kanë dëgjuar këngët e tij në fund të viteve të 90-ta, ndërsa sot ai grup është shuar, por hija e tyre ka mbetur.
Bëhet fjalë për Murat Abazin, i cili ka kohë që është larguar nga skena muzikore për një tjetër jetë.
Murati tani është bërë baba për herë të parë dhe gëzimin e tij e ka ndarë me miqtë në rrjetet sociale, duke u shprehur tejet i lumtur për ardhjen e djalit në jetë.
Përmes një fotografie bashkë me djalin që quhet Rene, ai i ka uruar bashkëshortes së tij ditëlindjen, duke publikuar edhe një fotografi me vogëlushin. /Prive.al