Retrospektivë: Kur Sabri Fejzullahu e të tjerë pozonin me Titon (FOTO)

By

Ishte koha e Jugosllavisë, kur plot shtete bashkë e në mesin e tyre edhe Kosova, ishin të bashkuara në një Federatë.

Funksiononin si një shtet i vetëm, ndërsa kufijtë ishin të hapur për secilin shtetas të kësaj federate.

Jo rrallë herë kemi dëgjuar njerëzit të flasin me nostalgji për atë kohë, që u ofronte jetesë me standarde më të larta dhe kur shteti kujdesej pothuajse për gjithçka.

E aso kohe, drejtonte me federatën kroati Josip Bros Tito, i cili nga shqiptarët mbahet mend edhe për të mirë.

Dhe Prive ka arritur të sigurojë një fotografi shumë të vjetër, që të qon prapa në kohë.

Tito në mes, e i rrethuar nga artistët më eminentë kosovarë të asaj kohe.

Poshtë tij shihet i famshmi Sabri Fejzullahu, ndërsa në anën e djathtë ka këngëtaren Nexhmije Pagarusha e Liliana Çavolli, kurse në të majtën Melihate Çenën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm