Dafina Zeqiri shfaqë shpirtin patriotik përmes këtij gjesti (FOTO)

By

I shkoi jeta duke qenë kurbetçare.

U rrit në Suedi, më pas erdhi në Kosovë që të ndërtojë një karrierë muzikore në atdheun e saj, për tu larguar sërish për një tjetër vend perëndimor, sërish për karrierë, por kësaj here për dicka ndërkombëtare, për diçka që tejkalon kufijtë e shqipes.

Mirëpo ajo asnjëherë nuk i harron rrënjët dhe vendin prej nga vjen.

Dafina Zeqiri ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në ndjekje të famës por në zemër e ka Kosovën dhe flamurin Kuq e Zi.

Në profilin e saj në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi, ku shihet t’i ketë kombinuar në veshjen e saj, këto dy ngjyra që ndezin shpirtin e çdo shqiptari.

“Dy ngjyrat e mia të preferuara”, ka shkruar Dafina, duke vendosur edhe një flamur kuq e zi, në mesazhin e saj. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm