Tashmë jeni njohur me çiftin më të ri të showbiz-it vendor.
Arta Nitaj, aktorja e serialit ‘O sa mirë’ dhe tani i dashuri i saj, këngëtari Bruno, do të shfaqen bashkë në klipin e tyre më të ri.
Dhe një imazh nga njëra prej skenave, është prezent në faqen e Instagramit të Artës, si fotografi profili.
Përderisa ende nuk dihet se kur do të publikohet klipi, e tëra që mbetet është të shihet se cila do jetë kënga e dashurisë, që bën çiftin bashkë në video spot. /Prive.al